I postojnë fotot intime në Facebook, gjakovarja paraqet rastin në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Gjakovë ka paraqitur në polici një ankesë ndaj disa personave të cilët kanë postuar në Facebook foto të saj intime.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se te dyshuar te panjohur kane postuar foto intime te vajzës se saj ne rrjetin social Facebook. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent”, thuhet në raportin e policisë.