I ulet dënimi policit që vrau dy shqiptarë në Gostivar

Gjykata Supreme ka zbutur dënimin e policit maqedonas i Joakim Trifunovski i cili vrau dy shqiptarë nga Gostivari në vitin 2012. Lajmin e konfirmoi avokati i familjes së dëmtuar shqiptare Vullnet Paçuku. Trifunovski ishte dënuar me burg të përjetshëm por tani ai do to vuajë vetëm 20 vjet nga dënimi.

Më 28 shkurt të vitit 2012, polici Trifunovski vrau me armën zyrtare dy të rinjët shqiptar Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, pas një zënke banale për vendparkim.

Kjo ngjarje shkaktoi paknaqësi dhe reagimet të ashpra të popullatës shqiptare në Maqedoni që u manifestuan edhe me protesta masive në Gostivar./Shenja

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë