Ibrahimoviç i siguron trofeun e Superkupës Manchester Unitedit

Fituesi i FA Cup, Manchester United ka mposhtur fituesin e Premier Ligës, Leicesteri Cityn në duelin për “Community Shield” në Angli.

Ishte talenti i United Jesse Lingard i cili shënoi i pari për “djajtë” në minutën e 32-të, ndërsa sulmuesi i rrezikshëm anglez Jamie Vardy barazoi gjithçka në minutën e 52-të.

Transferi Zlatan Ibrahimoviq shënoi shtatë minuta para fundit për t’i sjellë kupën e parë Jose Mourinhos te “Djajtë e Kuq”. /Insajderi.com

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë