Identifikohet mashtruesi tjetër: Falsifikonte dokumente të veteranëve të rrejshëm të UÇK’së

Edhe një tjetër person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘falsifikim i dokumentit’ dhe ‘mashtrim’ ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.


Personi me inicialet S.SH dyshohet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para.

Policia e Kosovës thotë se gjatë aplikimit të teknikave të avancuara dhe angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë ka siguruar si prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim.

Policia e Kosovës për të njëjtin rast thotë se do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘falsifikim i dokumentit’ dhe ‘mashtrim’ ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.

Komunikata e plotë nga policia:

Pas hetimeve disa mujore nga Policia e Kosovës, rezulton se i dyshuari (S. Sh.) dyshohet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para. Policia e Kosovës gjatë aplikimit të teknikave të avancuara dhe angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë ka siguruar si prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim.

Bazuar në hetimet policore dyshohet se i njëjti kishte pajisur me certifikata dhe vërtetime të veteranëve të UÇK-së tre persona, përderisa ekzistojnë dyshimet se i njëjti përveç këtyre personave mund të ketë pajisur me dokumente të tilla edhe persona të tjerë, për të cilët PK është duke kryer hetime.

Policia e Kosovës për të njëjtin rast do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme