Igor Soltes flet për marrëdhëniet BE-Kosovë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes sot do të flas për marrëdhëniet aktuale BE-Kosovë.
Soltës përmes një konference për media do tu adresohet gazetarëve lidhur me këto marrëdhënie gjatë përgatitjes së raportit për Kosovën në Parlamentin Evropian

Ngjarja mbahen në qendrën informative dhe kulturore të BE-së nga ora 12:00.

Ndryshe, një ditë më parë Soltes është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Presidenti Thaçi ka falënderuar raportuesin e BE-së për përkrahjen e deritashme.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e deritashme. Po punojmë që të prodhojmë sa më shumë argumente pozitive edhe për përkrahësit e Kosovës. Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë. Mos harroni që është krijuar një perceptim që i gjithë rajoni po ndihmohet, përpos Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërkaq, Haradinaj e informoi raportuesin Soltes për të arriturat dhe progresin që ka shënuar Kosova, zbatimin e reformave në legjislacion, si dhe për dinamikën e përshpejtuar të reformave në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera me rëndësi për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Haradinaj ka thënë se tani me të drejtë qytetarët e Kosovës presin vendimin pozitiv për lëvizje të lirë në Zonën Shengen.

Ndërsa, raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Soltes, ka thënë se është në Kosovë për të mbledhur sa më shumë të dhëna, që të raportojë në Parlamentin Evropian.

“Për këtë jemi në Kosovë, që të mbledhim sa më shumë të dhëna nga udhëheqësit e institucioneve e Kosovës në mënyrë që të raportojmë në Parlamentin Evropian”, u shpreh Soltes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme