Ilaçi më i mirë për COVID-19, zemrën dhe diabetin gjendet tek speci djegës

Për ata që i kanë qejf dhe i konsumojnë specat djegës ka disa lajme të mira. Studime të reja kanë zbuluar se specat djegës përgjysmojnë rrezikun e vdekjes ndaj sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur këtë përfundim u bë një studim me 23 mijë njerëz, dhe ata që i konsumonin më shumë kishin 61% më pak gjasa të vdisnin nga një goditje në tru dhe 40% më pak gjasa për atak kardiak.

Konsumimi në mënyrë të rregullt të specit djegës gjithashtu ul rrezikun e vdekjeve nga ishemia në zemër me 44%. Përfitimi kryesor shëndetësor nga speci djegë vjen nga kapsaicina, lënda që krijon nxehtësinë dhe ul nivelin e inflamacionit.

Doktoreshë Marialaura Bonaccio, nga Instituti për Kërkime në Itali, thotë: Pavarësisht dietës që ndjek, dietën mesdhetare apo konsumim sa më të pakët të produkteve ushqimore, speci djegës ndikon tek të dyja njëlloj me një efekt të madh mbrojtës.

Studiuesit këshillojnë që speci djegës të konsumohet të paktën dy herë në javë. Në fakt nuk është hera e parë që flitet për përfitimet shëndetësore të specit djegës.

Studimet e mëparshme kanë treguar që specat djegës mund të mbrojnë nga kanceri dhe diabeti, veprojnë si qetësues, forcojnë bakteret e zorrëve dhe luftojnë mbipeshën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme