Imami Elvis Naçi tregon se a do të kandidojë për kryetar të Tiranës

Prej dy ditësh në mediat online ka qarkulluar lajmi se PD-ja e kishte zgjedhur kandidatin që do të garonte përballë Erion Veliajt për kreun e Tiranës, do të ishte imami Elvis Naçi.

Lajmi kishte buruar nga një status në rrjetet sociale të gazetarit Bledi Mane, e cili e mbështeste tezën e tij te fakti se imami është i afërt me familjen e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po menjëherë pas këtyre zërave ka reaguar vetë imami Naçi, i cili shkruan se as nuk është marrë ndonjëherë me politikë, dhe ka vendosur që deri në fund të jetës së tij të mos merret.

Naçi shkruan se pasioni dhe dashuria e tij më e madhe është të tregojë se kush është krijuesi i gjithësisë dhe me sa të mundet të krijojë një Shqipëri të begatë.

“Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur! Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire”, shkruan Naçi në një reagim të tijin në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu fund çdo aludimi.

Lini Një Koment