“India nuk do ta njohë Kosovën”

Kryeministri indian Narendro Modi do t’i japë përkrahje të plotë integritetit territorial të Serbisë, përkatësisht, “India në asnjë mënyrë nuk do ta njohë parësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

I pari i Qeverisë serbe pasa takimit me premierin indian ka theksuar se kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Serbinë, “marrë parasysh me siguri sërish do të ketë votime për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”.

“Do ta lusim që të jetë absolutisht kundër”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se do të flasë edhe me kryetarin e Kenisë Uhuruo Keniata të cilin po ashtu do ta lusë që të votojë kundër Kosovë në UNESCO.

“Kenia, me iniciativën e kryetarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë e përmbajtur gjatë votimit në UNESCO. Do të përpiqemi të marrim votën e tyre sebep në UNESCO numërohen votat vetë për e kundër”, ka thënë Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme