Instagram e Google+ i bashkohen luftës kundër gjuhës së urrejtjes

Rrjetet sociale “Instagram” dhe “Google+” vendosën t’i bashkohen kodit të sjelljes të Komisionit Evropian, ku angazhohen se do të luftojnë kundër deklaratave me urrejtje në internet, njoftoi sot një zëdhënëse evropiane.

“Facebook”, “Twitter”, “YouTube” dhe “Microsoft” kishin firmosur në maj 2016 këtë tekst, nëpërmjet të cilit angazhohen pranë ekzekutivit evropian për të pasur procedura të qarta dhe efikase për të shqyrtuar brenda 24 orëve sinjalizimet e deklaratave joligjore me urrejtje dhe që t’i fshijnë nëse është e nevojshme, transmeton kp.

“Instagram vendosi të bëhet pjesë e këtij luftimi dhe do të aplikojë gjithashtu kodin e sjelljes”, u shpreh komisioneria evropiane e ngarkuar për çështjet e drejtësisë, Vera Jourova, gjatë një konference për shtyp.

“Madje sot në mëngjes mora mesazhin se edhe Google+ do t’i bashkohet”, shtoi ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme