Institucione përtace – zbatuan vetëm 26 nga 144 masat e MSA’së

Në takimin e radhës të Komitetit Punues për Integrime Evropiane, ku morën pjesë anëtarët e këtij komiteti, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjitha institucionet për të përmbyllur me sukses implementimin e prioriteteve të mbetura të Agjendës Evropiane te Reformave si dhe masave të parapara me MSA.

Ky grup punues, ka identifikuar disa nga çështjet kyçe qe dalin nga obligimet e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKMZSA) dhe për të cilat duhet punuar më shumë, theksoi Ministrja Hoxha.

“PKMZSA, është i dobët, plani nuk është realizuar. Të gjeturat e raportit janë brengosëse. Jemi zotuar që këtë vit të arrijmë një nivel zbatimi të Programit të MSA-së prej të paktën 60%. Mosrealizimi i planit, do të ketë ndikim për mbështetjen direkte buxhetore për Reformën e Administratës Publike”, theksoi Ministrja Hoxha, sipas kumtesës për media dërguar nga kjo ministri.

“Deri në fund të qershorit janë zbatuar vetëm 12.78% e të gjitha masave të planifikuara, sa i përket gjendjes zbatimit të reformave legjislative, të gjeturat tregojnë se kemi arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 18.06%, pasi që janë zbatuar vetëm 26 nga 144 masat legjislative të planifikuara”, vuri në dukje Ministrja Hoxha.

“Sa i përket zbatimit të reformave të tjera, të gjeturat tregojnë se është arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 10.82%, pasi që janë realizuar vetëm 42 nga 388 masat zbatuese të planifikuara”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se vazhdimisht Ministria e Integrimit Evropian ka dërguar letra njoftuese për masat që secili institucion ka obligim në programin e MSA-së, dhe sërish rezultatin e kemi mjaft dobët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme