Interi godet në merkato, transferon Lukakun për 70 mln euro

Romelu Lukaku është zyrtarisht një futbollist i Interit. Sulmuesi belg do të kalojë edhe pjesën formale, atë të vizitave mjekësore dhe firmës në kontratë, e më pas do t’i bashkohet grupit të futbollistëve për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Antonio Konte.Përfundon kështu me një fund të lumtur për Interin telenovela për sulmuesin, teksa për një moment zikaltërit u trembën nga ndërhyrja e Juventusit. Ndërkohë, belgu do t’iu kushtojë plot 70 milionë euro, ndërsa me anë të bonuseve në arkat e Mançesterit do të shkojë shifra 83 milionë.

Sakaq, për futbollistin është gati një kontratë pesëvjeçare, teksa sulmuesin e pret një rrogë prej 9 milionë euro në sezon.

Me transferimin e Lukakut, tashmë lehtësohen edhe më shumë rrugët e Ikardit për t’u larguar nga Milano, ku destinacioni i preferuar është Torino, teksa Juventusi pritet të nisë ofensivën në ditët në vazhdim.


Lini Një Koment