Interpol: Janë sekuestruar 460 milionë dollarë në operacion global

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Më shumë se 460 milionë dollarë dhe 300 copë armë janë sekuestruar në një operacion global kundër kontrabandistëve, nga të cilët pjesa më e madhe në Meksikë, kumtoi sot Interpoli.

“Me këtë operacion janë sekuestruar miliona dollarë dhe qindra copë armë nga duart e krimit të organizuar, si dhe nga grupet potenciale terroriste, theksoi në kumtesë sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jirgen Shtok.

Në operacionin “Himer”, i cili ka zgjatur katër javë, kanë marrë pjesë 70 vende.

Shtok theksoi se kjo tregon qartë se çka mund të arrihet me ndihmën e bashkëpunimit të afërt.

Qëllimi i operacionit ka qenë tregtia ilegale me armë të kalibrit të vogël, çeqe, para kesh dhe fletëobligacione