INTERPOL nis punimet, pritet vendimi për presidentin e ri dhe për Kosovën

Shtetet anëtare të Interpol-it po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.

Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in – u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm për shumë vjet i Partisë Komuniste me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion, transmeton Sakte.net

Mbledhja e përvitshme e Interpol-it ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat një vjeçar.

Shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të “kategorisë së kuqe” për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte, shkruan AP.

Lini Një Koment