iOS 13 po vjen! Këto janë funksionet e reja që do t’ju shtohen iPhone-ave në shtator

Apple ka prezantuar të hënën iOS 13, që përbën versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ për iPhone.

iOS 13 do të thotë “përformancë”, aplikacionet do të hapen 2 herë më shpejt se sa me iOS 12, Face ID do të zhbllokojë iPhone-in 30% më shpejt dhe aplikacionet do të peshojnë 60% më pak se sa sot.

iOS 13, që lëshohet në shtator, sjell funksione të reja për aplikacionet që përdorim çdo ditë, me përditësime të rëndësishme për aplikacionet Photos dhe Maps dhe temën Dark Mode.

Dark Mode

Risia kryesore është tema Dark që intereson çdo aspekt të grafikës, nga tastiera deri tek aplikacione kryesore dhe widget. Edhe fotot do të jenë me një temë të errët, ashtu si aplikacioni Music, që tani shton edhe tekstet e këngëve. Dark Mode do të zgjerohet edhe aplikacionet e palëve të treta dhe mund të programohet në bazë të momentit.

Maps

Hartat e iOS 13 janë riprojektuar krejtësisht “pasi janë përshkuar me miliona km” për të ofruar më shumë detaje dhe informacione për përdoruesit. Funksioni “Look Around” është alternativa e Street View nga Apple dhe ofron mundësinë për të udhëtuar në mënyrë virtuale nëpër qytetet tridimensionale. Një risi tjetër është “Collections” për të ndarë me miqtë vendet e preferuara, restorantet, dyqanet, etj – dhe “Favorites” për të lundruar me shpejtësi thjeshtë me një prekje në vendet e preferuara (shtëpi, shkollë, punë), përcjell iphonealbania.

Aplikacioni i ri Maps është i disponueshëm vetëm në disa qytete të zgjedhura dhe do të lëshohet në të gjithë Amerikën brenda vitit 2019. Ndërsa në të gjithë botën pritet të vijë brenda vitit 2020.

Sign In With Apple

Një tjetër risi ka të bëjë me log in duk shfrytëzuar rrjetet sociale (për shembull: mund të lidhemi në një faqe ose aplikacion me anë të Facebook): së shpejti edhe Apple do të ofrojë këtë mundësinë meanë të Face ID për një lidhje të shpejtë dhe të sigurtë që quhet Sign in with Apple.

Photos

Ndryshime të rëndësishme edhe për aplikacionin Photos që shton për herë të parë një efekt për funksionin “portrait” dhe simulon lëvizjen e dritave, po sidomos sjell një dizajn krejtësisht të ri për modifikimin e fotove dhe videove, me disa efekte të reja. 

Ja lista e pajisjeve që mund të instalojnë zyrtarisht sistemin më të ri të Apple:

— iPhone XS

–iPhone XS Max

— iPhone XR

— iPhone X

— iPhone 8

— iPhone 8 Plus

— iPhone 7

— iPhone 7 Plus

— iPhone 6s

— iPhone 6s Plus

— iPhone SE

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme