iPhone i ri do të kushtojë më shumë se 1 mijë euro

Telefoni i mençur i gjeneratës së re, iPhone 8, mund të kushtojë më shumë se 1 mijë euro (900 funta britanike), duke u bërë kështu një ndër pajisjet më të shtrenjta të gjigantit teknologjik, Apple.


Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar burime brenda kompanisë. Sipas thashethemeve, Apple planifikon që ta caktojë këtë çmim për iPhone 8, për të shënuar 10 vjetorin e lëshimit në treg të telefonit të parë të mençur të Apple.

Arsye tjetër për këtë super-çmim thuhet të jetë edhe integrimi i ekranit me definicion të lartë, OLED dhe do të lansohet në treg gjatë muajit shtator.

Gjithashtu thuhet se kjo pajisje mund të mos quhet iPhone 8, por iPhone X ose ndonjë emërtim tjetër më i veçantë. /gazetametro.net

composite-iphone-8

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme