“iPhone X” sekret i “Apple”-it (FOTO)

“Apple” ka ndërtuar një version sekret të “iPhone X” që nuk është publikuar kurrë. Ky “iPhone” misterioz nuk është folur asnjëherë nga “Apple” dhe është zbuluar përmes disa dokumenteve, që tashmë janë të deklasifikuara

Vitin e kaluar “Apple” zbuloi “iPhone X”, smartphone-i më i shtrenjtë dhe më i fuqishëm se kurrë. Ai është në ngjyrat e zakonshme, Silver apo Space Grey, por ka dhe një model të tretë sekret gjithashtu.

Sipas dosjes së publikuar nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA ka dhe “iPhone X Gold”. Pamjet që ka dosja, të cilës i duheshin 180 ditë për tu deklasifikuar, tregojnë modelin nga disa kënde.

Telefoni mendohet se ka “ngecur” për çështje prodhimi, prandaj “Apple” e ka hequr këtë ngjyrë, për të mos i shtuar vetes dhimbje koke. Megjithatë nuk është ende e qartë sa vonë është marrë ky vendim. Para publikimit të famshëm, u përfol që “Apple” do të nxirrte produktin me tri ngjyra. Edhe më herët ngjyra “gold” ka qenë si mundësi për pajisjet “iPhone”. /tch/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme