Irak: Pas protestave, suspendohet ministri i Energjisë

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi ka urdhëruar suspendimin e ministrit të Energjisë për shkak të protestave mbi shërbimet e dobëta publike dhe korrupsionin.

Zyrae Abadit njoftoi sot se Qassim al-Fahdawi do të jetë i suspenduar derisa të kryhet një hetim mbi rolin e tij nëpërkeqësimin e shërbimeve komunale.

Këtë muaj, në Irak janë organizuar një sërë protestash, kryesisht për shkak të shërbimeve të dobëta të furinizimit me energji elektrike gjatë ditëve të nxehta të verës.

Protestat fillimisht u mbajtën në provincën Basra, e cila është e pasur me naftë, dhe më pas protestat u organizuan edhe në rajonet fqinje. Protestuesit kërkonin shërbime më të mira të energjisë dhe ujit.

Iraku është mbërthyer nga tensione politike, teksa politikanët po tentojnë që të formojnë Qeverinë e re, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në muajin maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme