Irani kërkon që t’i merren Arabisë Saudite Meka dhe Medina

Lideri fetar suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u bën thirrje të gjithë botës muslimane që të mendojnë nëse Arabia Saudite duhet të menaxhojë me qytetet e shenjta islamike Maka dhe Medina, për shkak se “shkuarjen në haxh e kanë kthyer në një udhëtim turistik.”

Khamenei ka akuzuar Arabinë Saudite se është përgjegjës për shtypjen dhe vdekjen e mijëra njerëzve gjatë pelegrinazhit të vitit 2015.

“Ata që e kanë bërë haxhin si udhëtim turistik, ata të cilët nuk e fshehin armiqësinë ndaj njerëzve revolucionar të iranit, ata që e politizojnë fenë, nuk janë asgjë tjetër veçse shpirtra të këqinj dhe frikacakë, që dridhen pas çdo dështimi të djallit të madh – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ayatollah, transmeton TetovaSot.

Ai vuri në dukje se “tragjedia në vitin 2015 nuk ndodhi aksidentalisht me vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis Rijadit dhe sionistëve. Sauditët kanë harruar vuajtjet më të tmerrshme të palestinezëve për liri dhe pavarësi. ”

Ayatollah Ali Khamenei është i shqetësuar se Irani nuk ka marrë kuotë për haxh këtë vit, duke shtuar se zgjidhja e vetme për situatën aktuale është për t’ia marrë “tiranëve të pangopur” dy vendet e shenjta dhe “të dorëzohen këtë përgjegjësi të shenjtë të të gjithëve botës myslimane” .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme