Isa Mustafa e kundërshton shkarkimin e Alma Lamës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se shkarkimi i Alma Lamës nga pozita e ambasadores në Itali, e duke mos dhënë arsye për këtë veprim, është shembull i keq dhe praktikë e dëmshme për jetën institucionale.

Pak ditë pasi presidenti Hashim Thaçi vendosi ta shkarkojë ish-deputeten e LDK-së, Mustafa ka thënë se “nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj”.

“Largimi i zonjës Alma Lama nga pozita e ambasadores në Itali, me kërkesë të Presidentit, është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale. As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste, në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Lini Një Koment