Isa Mustafa e Rifat Jashari i zgjasin dorën njëri-tjetrit në Lipjan, por nuk shikohen në sy (Foto)

Në Komunën e Lipjanit sot është përuruar shtatorja e heroit Adem Jashari, ku kanë marrë pjesë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, si dhe vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari.

Meqenëse kanë qenë në të njëjtin tubim, Jashari e Mustafa i kanë zgjatur dorën njëri tjetrit, por ajo që vërehet më shumë në fotografinë e këtij momenti, është se Mustafa nuk e shikon në sy Jasharin, e as ky i fundit nuk e shikon në sy Mustafën, shkruan Periskopi.

Ky është njoftimi i Mustafës lidhur me ngjarjen:

Të dashur qytetarë,

Së bashku me mijëra qytetarë të Lipjanit dhe tërë Kosovës, isha i nderuar të marr pjesë në përurimin e shtatores së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin kryesor të Lipjanit.

28 Nëntori përjetohet nga të gjithë shqiptarët si Ditë Kombëtare pasi që me të lidhen shumë ngjarje historike, duke filluar nga Nëntori i Skënderbeut, shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Andaj, qytetarët e Kosovës, duke nderuar figurat e tyre historike dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë.

Me këtë rast, mirënjohje të posaçme meriton kryetari i rikonfirmuar i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili po e qeverisë në mënyrë shembullore Lipjanin, duke e nderuar edhe me vepra historike si shtatorja që u përurua sot.

Lavdi të gjithë burrave e grave që punuan, luftuan e dhanë jetën për lirinë e Atdheut!

Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme