Isa Mustafa shuan shpresat edhe Shpend Ahmetit sikurse Albin Kurtit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shuar shpresat edhe të kryetarit të PSD’së, Shpend Ahmeti, për një koalicion të mundshëm me këtë parti.


Dëshira e Shpend Ahmetit dhe partisë së tij që të hy në koalicion me LDK’në, duket se nuk do të ndodhë, pasi Isa Mustafa i ka treguar atij se LDK do të hy e vetme në zgjedhje.

Mustafa sikurse që i ka treguar liderit të VV’së, Albin Kurti se LDK nuk do të bën koalicion me partinë e tij, njëjtë i ka kumtuar edhe Shpend Ahmetit për qëndrimin e partisë që ai drejton.

“LDK është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje , u dakorduam që me 22 të jemi krejt në sallë për shpërndarjen e kuvendit . Kemi përafrim qëndrimesh me AAK-në, ndërsa LDK-ja është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje” ka thënë shkurt Ahmeti për mediat, transmeton Gazeta Metro.

PSD ka preferuar që koalicion të ketë me LDK’në para AAK’së, por kjo nuk do të ndodhë, pasi qëndrimi i LDK’së është ndryshe nga dëshirat e tyre.

Kujtojmë se Mustafa ka mbajtur sot një takim me Shpend Ahmetin në hotel Sirius, pas takimit që kishte para disa dite në të njëjtin vend edhe me Albin Kurtin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme