Ish- deputetja kërcënon Baton Haxhiun live: Mos fol se të gjuaj me shishe (Video)

sh-deputetja Mesila Doda këmbëngul se në darkën e Beogradit, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë është hedhur si ide nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç për shkëmbimin e territoreve.

Më pas sipas saj ka patur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku është diskutuar për këtë çështje.

Mesila Doda tha se fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar por një muaj më pas e ka bërë si tezë të vetën.

Ky skenar nuk është pranuar nga gazetari Baton Haxhiu, që tha se ishte prezent dhe sipas tij Mesila Doda gënjente. Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre janë shkëmbyer fyerje.

Pjesë nga debati

Baton Haxhiu: Ka qenë prezent zoti Virgjil Muçi, zoti Fuga, ambasadori i Shqipërisë, zonja që ka qenë këshilltare për çështjet ekonomike dhe unë. Gjashtë vetë kanë qenë në takim dhe unë them nëse ka ndonjë krenari të zotit Rama karshi delegacionit serb unë jam mburrë që zoti Rama ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë dhe zoti Vuçic nuk e ka hapur këtë temë. Është turp të flitet</p>

Mesila Doda: Po gënjen, gënjen…

Baton Haxhiu: Ti mundesh që bashkëshortit tu me i thu gënjen…

Mesila Doda: Jo more jo, të them ty… Edhe një herë tjetër po të them, je i paedukatë.

Blendi Fevziu: Pse ziheni… Pse ziheni…

Baton Haxhiu: Mos sill kshu në studio

Mesila Doda: Është duke gënjyer… Ore si s’ke turp, ore po të them se e di ç’të bëjë apo jo…  (Merr shishen e ujit në dorë)

Blendi Fevzi: cMesila lëre shishen… Mesila

Mesila Doda: Mos më fol mua me këtë gjuhë, mora shishen e ta futa në kokë ty.

Blendi Fevziu: Mesila, lëre shishen tani mos bëj kot…

Mesila Doda: Rrugaç, ordiner…

Blendi Fevziu: Mesila ç’bën kështu?

Mesila Doda: Jo mo zotëri jo, ti që na fton në studio mësoi të kontrollojnë fjalët këta njerëzit që janë këtu. Dëgjoje se çfarë tha

Blendi Fevziu: Çfarë tha? Nuk e dëgjova.

Mesila Doda: Ai që thotë ti vetëm mund t’i thuash tët shoqi gënjeshtar dhe që s’duhet të flasësh. Po gënjen kur flet për asociacionin, po gënjen kur flet për Gjermaninë, po gënjen kur flet për kufijtë. Ky ka qenë brenda pazarit.

Blendi Fevziu: Po ai thotë s’kam qenë.

Mesila Doda: Absolutisht po! Ai e di dhe e ka thënë.

Blendi Fevziu: E ke thënë ti Baton që është bërë marrëveshja aty?

Baton Haxhiu: Lere mo, kjo është pa lidhje. Më vjen turp që jam në studio Fevzo.

Mesila Doda: Edhe mua më vjen të jem me një si puna jote, i neveritshëm.

Lini Një Koment