Ish e dashura e Neymar e shkatërron Lamborghinin: E hedh në pishinë

Modelja e njohur serbe, Soraja Vucelic vijon të mahnitë në rrjetet sociale, me fotot shumë ‘të nxehta’ që poston në mënyrë të vazhdueshme.


Bukuroshja nga Beogradi vlerësohet për format e saj tejet seksi, ndërsa është një nga më të preferuarat për reklamimin e të brendshmeve.

Soraja u bë e famshme edhe për një histori dashurie me futbollistin brazilian Neymar, romancë që zgjati disa muaj.

Por së fundmi modeles i ka ndodhur një aksident të cilin e ka treguar vetë ajo në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Modelja ka ngatërruar frenën me gazin dhe ka përfunduar në pishinë dhe arsyeja ishin takat e larta të saj.

32 vjeçarja ka qenë duke pushuar në qytetin turistik jug-lindor të Kanës në Rivierën Franceze kur ka përfunduar në pishinë.

’Kur taka të ngec në frena dhe përfundon në pishinë’ ka shkruajtur krahas videos modelja.

Lini Një Koment