Ish-vozitësi i Thaçit tregon se si u përfshi në dorëzimin e parave për tokat e Milloshevës (Video)

Në emisionin e sontëm të “Drejtësia në Kosovë” u transmetua pjesa e dytë e hulumtimit për prapaskenat e privatizimit të 91 hektarëve në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Bashkim Demaj, njeriu që për një kohë të gjatë ishte vozitës i Presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçit në vitet 2000-2010, rrëfen për paratë dhe rrugëtimin që e futi atë në transaksionet me prona.

Demaj ka pranuar se ka qenë në tavolinë në një restoran në Prishtinë ku janë dhënë paratë mirëpo ai ka thënë se nuk di asgjë më shumë.

“Unë nuk i kam pa paret. Ato kanë ardhur por unë nuk i kam pa. Në takim ka qenë Zelqif Braka, Shkelzen Zariqi, Hamdi Thaçi dhe unë. Ne mundemi me qëllu në tavolinë shumë mirëpo kush i merr çka i merr nuk lidhet mirëpo po them se u kanë mirë me fol me Hamdi Thaçin”, tha Demaj.

Ndërsa Hamdi Thaçi, i dënuari tjetër nga gjykata për marrjen e këtyre parave bashkë me Bashkim Demajn, nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Mirëpo tha sa ajo ka qenë një “gënjeshtër e madhe”.

“Unë jam dënuar dhe kurrë nuk kam shkuar në burg. Kjo ka qenë një gënjeshtër sa me kriju spektakël për shkak të mbiemrit që unë kam”, tha Thaçi.

Artan Avdullahu një ish pjesëtar i UÇK-së, rrëfeu në emisionin javës së kaluar të “Drejtësia në Kosovë, për bombat që ai pretendonte se i kishte vënë në Prishtinë para zyrave të biznesmenit Hajrullah Kryeziu.

Deklaratën e Demajt dhe emisionin e plotë të DnK-së mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme