Ishin nisur për të marrë nusen, aksidenti i merr jetën dhëndrit dhe 12 krushqve

Tragjedi e madhe për një familje. Dhëndri dhe 12 anëtarë të familjes së tij kanë vdekur pas një aksidenti që ndodhi derisa ishin duke shkruar për të marrë nusen.

Ngjarja ka ndodhur Quang Nam, në pjesën qendrore të Vietnamit, raportojnë mediat e huaja.

Katër të tjerë u plagosën kur autobusi me 16 persona u përplas me një kamion të madh. Ata ishin nisur nga shtëpia e dhëndrit për të marre nusen në provincën Binh Dinh gjatë orëve të para të ditës.

Dhjetë prej tyre mbeten të vdekur menjehere, tre të tjerë, duke përfshirë edhe dhëndrin, vdiqën rrugës për në spital.

“Të gjitha trupat e viktimave u sollën në shtëpinë e tyre për ceremonite mortore”, tha policia.

Shoferi i kamionit thuhet se ka pësuar lëndime të lehta në aksident. Autoritetet lokale po hetojnë shkakun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme