Ishte aty për t’i dhënë mbështetje, shikoni se si u duk Heidi Lushtaku e dashura e Robin Krasniqit

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi është ndeshur në Bad Tolz me Stanislav Kashtanov, në atë që është dueli për titullin në kategorinë super të mesme.

Të vëmendshëm ndaj kësaj ndeshje kanë qenë miliona shqiptarë, të cilët me emocion kanë ndjekur paraqitjen e boksierit kosovar.

Robin Haxhi Krasniqi [instagram]

Shumë fansa të tij kanë qenë të pranishëm edhe në Në weeArena në Bad Tolz, ku kanë krijuar atmosferë të këndshme mbështetëse ndaj boksierit kosovar.

Në tribunën e familjarëve dhe personave të afërt, e pranishme ishte edhe e dashura e tij, modelja e njohur, Heidi Lushtaku.

Heidi Lushtaku [InstaStory]

E veshur në një kostum me dizajn zebre dhe me pamjen e saj tërheqëse prej bruneje, Lushtaku dukej mjaft bukur dhe tërheqëse teksa bënte tifo për më të dashurin e saj.

Modelja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa fotografi, në një prej të cilave tregonte biletën për në ulësen e arenës, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar fjalët “Të dua”.

Tutje, në disa prej fotografive, ajo është shfaqur krah familjarëve dhe miqve të afërt të Robinit, të cilët gjendeshin aty për ta mbështetur.

26 ditë më parë

Lini Një Koment