Ishulli norvegjez dëshiron ta largojë konceptin e kohës, “bëj çfarë të duash, kur të duash”

Një ishull Norvegjez është duke mbajtur një kampanjë për të hequr konceptin e kohës krejtësisht, për të lejuar vendasit të bëjnë “çfarëdo të duan, kurdo që duan.

Shtetasit e Sommary të Tromso, në veri të Arktikut, argumentojnë këtë duke thënë se orët normale të biznesit nuk duhet të zbatohen ndaj tyre sepse ata nuk përjetojnë kohën sikurse shumica e pjesës tjetër të botës, transmeton koha.net.

Dielli nuk lind gjatë dimrit e as verës nuk qëndron shumë, duke e lënë shumicën e ishullit që ka vetëm 300 vendas, në terr, e që pritet të bëhet zona e parë pa konceptin e orës.

Kjell Ove Hveding, lideri i kampanjës ‘Time-Free Zone’, ka thënë se kjo po bëhet për të ofruar fleksibilitet.

“Në të gjithë botën, njerëzit karakterizohen nga stresi e depresioni” ka thënë ai për mediat norvegjeze.

“Në shumë raste kjo mund të lidhet me ndjenjën e të qenit në kurth, e këtu rol luan ora. Ne do të jemi zonë pa orë, ku çdokush mund ta jetoj jetën e tyre maksimalisht. Fëmijët e të rinjtë prapë do t’u duhet të shkojnë në shkollë, por edhe aty ka vend për fleksibilitet. Askujt nuk i duhet që të vihet në një kuti në formë të shkollës apo orëve të punës. Qëllimi ynë është që të ofrojmë fleksibilitet, 24/7.”, ka shtuar ai.

Nga 18 maji e deri më 26 korrik, dielli nuk lind në Sommaroy për 60 ditë të plota, gjë që e bënë të vështirë dallimin e ditës e të natës.

Lini Një Koment