ISIS kryen ekzekutim në masë me mitraloz (Video +16)

Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 12:27

Një video tmerruese është publikuar nga ISIS-i, në të cilën shihen militantët e këtij grupi terrorist duke kryer ekzekutime nëpër një qytet irakian.

 

ISIS-i është xhiruar duke i vrarë një numër të viktimave, që besohet se jetonin në Kirkuk, një qytet ky në veri të Irakut, rreth 200 kilometra larg Bagdadit, transmeton Express.

Në video, militantët shihen duke e shoqëruar një grup burrash me sy të mbyllur dhe duke i futur në një kamion.

Më pas, video i shfaq trupat e vdekur të këtyre burrave. Pamje tjera shfaqin viktimat duke u qëlluar nga afër me mitraloz./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme