Isufi: Deputetët e AAK-së nuk e votojnë këtë version të Demarkacionit

Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se deputetët e Aleancës do të votojnë kundër këtij versioni të marrëveshjes për Demarkacionin më Malin e Zi.

“Duke kërkuar edhe nga deputet e partive opozitare dhe atyre në pushtet që të shohin interesin kombëtar dhe mos të lejojnë që të kaloi versioni aktual i marrëveshjes sepse e dëmton interesin territorial të Kosovës”, ka thënë Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Kurse Zafir Berisha, për REL, përsërit qëndrimin e partisë se nuk do të votojnë këtë marrëveshje. Por megjithatë, ai beson se kjo marrëveshje nuk do të miratohet, pasi siç thotë ai” një pjesë e deputetëve të mazhorancës është drejtuar në rrugën e atdheut”

“Grupi parlamentar i Nisma me kohë është deklaruar se version i Demarkacionit nuk kalon, për shkak se është në kundërshtim më faktet historike dhe shkencore. Dhe këtë qëndrim do të mbajmë edhe në seancën e sotme, sepse do të përsërisim faktet dhe argumentet”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme