Itali: Sërish lëkundje tërmeti, tronditje në Peruxha

10:48, 3 Shtator 2016 Sakte.net

Një lëkundje sizmike prej 4.3 ballë është regjistruar në orën 3:34 të mëngjesit të sotëm në provincën e Peruxhës, në Itali, me epiqendër të lokalizuar në 11 km thellësi.

  • Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave tërmeti është ndjerë kryesisht në zonën e Norças, ku shumë persona kanë dalë nga shtëpitë në rrugë nga frika, shkruan Top Channel transmeton Sakte.net

Kryetari i bashkisë së këtij lokaliteti, Nicola Alemano ka saktësuar se ka patur shembje të vogla në muret antike të qytezës dhe në vende të tjera të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme.

Gjithësesi, pritet që autoritetet italiane të kryejnë një seri verifikimesh më vonë gjatë ditës.