Izraeli s’e ka ndërmend ta njohë Kosovën

Ambasadori izraelit në Serbi, Yossef Levy është në përfundim të mandatit të tij pesëvjeçar në Beograd dhe ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ku ndër të tjera është përmendur edhe Kosova.

Sipas FoNet, Levy ka thënë se Izraeli nuk do të lëvizë nga qëndrimi i saj që mos ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, në përputhje me atë që i është thënë presidentit Nikoliq gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, gjatë majit të vitit 2013, transmeton Koha.net.

Po i njëjti ambasador më 1 prill 2015 pati takuar atëherë kryeministrin Isa Mustafa, ish-kryediplomatin, e sot presidentin, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Pas atij takimi, ish-kryediplomati Thaçi kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ndër të tjera se “shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalojë shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi”.

Ndërsa në takim me Mustafën, sipas komunikimit zyrtar nga Kryeministria, nuk ishte diskutuar fare njohja e Kosovës nga Izraeli.

Levy, gjithashtu, ishte takuar edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku ishte thënë se njohja e Kosovës nuk do të kishte pasoja për Izraelin.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë