Ja arsyet se pse duhet t’i vini në gjumë fëmijët para orës 9-të

Si fëmijë, ne të gjithë kemi dëgjuar nënat tona dhe baballarët tanë që thoshin se fëmijët duhet të flenë para orës nëntë.

Sigurisht, me kalimin e kohës ndryshojnë edhe zakonet tona. Edhe pse dikur, shumica e fëmijëve shkoni në shtrat para orës nëntë, fëmijët e sotëm refuzojnë t’i veshin pizhamet e tyre ‘kaq herët.

Fëmijët gjithsesi duhet të shkojnë për të fjetur më herët. Ja pse ju duhet t’i ndalni justifikimet dhe ta merrni fëmijën tuaj e ta vëni në gjumë më herët, shkruan Gazeta Blic.

Rritja është pjesë e rëndësishme e jetës së një fëmije, dhe rritja mund të ndodhë vetëm kur fëmija është në gjumë. Rritja e hormonit i kap majat e saja gjatë fazës së katërt të gjumit, rreth orës 12:30 PD. Nëse fëmija rri zgjuar deri vonë dhe shkon në shtrat pas mesnate, koha për prodhimin e hormonit të rritjes është në rënie dhe fëmija nuk mund të rritet shumë.

Përveç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që marrin mjaft gjumë janë më produktiv, më të fokusuar dhe më të aftë për të mësuar dhe absorbuar informacionet që i marrin në shkollë, shkruan Gazeta Blic.

Gjithashtu, fëmijët të cilët kanë zakone më të shëndetshme të gjumit kanë më pak gjasa që të ju zhvillohet sëmundja e Alzheimer-it në moshën madhore, sepse, siç thonë mjekët, ekzistojnë vetëm dy gjëra që mund ta ngadalësojnë zhvillimin e kësaj sëmundje: gjumi dhe ushtrimet.

Prindërit duhet t’i kontrollojnë shprehitë e pasardhësve të tyre. Është e qartë se mbrëmja është koha e vetme kur mund të pushoni pas një dite të gjatë pune. Por mos harroni që fëmijët i marrin zakonet e tyre nga të rriturit. Pra, vënia e fëmijëve me kontrolle në gjumë është një detyrë shumë e rëndësishme e cila ju ndihmon që të krijoni një model ritmik të jetës, dhe kjo, nga ana e saj do të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e fëmijës tuaj në të dyja anët atë fizike dhe atë mendore, shkruan Gazeta Blic.

 

Si t’i ndryshoni zakonet e fëmijëve tuaj, dhe si ta vëni ‘në binarë’ orarin e tyre të gjumit

  • Situata duhet ndryshuar rrënjësisht. Kjo do të thotë se ju duhet që jo vetëm ta detyroni fëmijën tuaj që të shkojë më herët në shtrat, por gjithashtu duhet të përpiqeni që të ndryshoni modelin (formën) e gjumit të të gjithë familjes. Nëse fëmija, ndërsa në shtratin e tij sheh një dritë dhe dëgjon prindërit e tij duke folur ose duke parë televizor, ai automatikisht supozon se është koha për të luajtur, kërcyer, bërtitur, apo të bëjë gjithçka pos gjumit.
  • Një zgjidhje tjetër e madhe është që të i krijoni disa rituale të gjumit në rutinën tuaj në mbrëmje. Për shembull, ju mund t’i lexoni fëmijës suaj para gjumit. Duke e bërë këtë, pas disa ditësh fëmija juaj do të mësohet me idenë se leximi do të thotë se është koha e duhur për të fjetur, shkruan Gazeta Blic.
  • Një faktorë tjetër me rëndësi që mund ta ndihmojë fëmijën tuaj që të fle më herët është ndriçimi i mjedisit në vendin ku fle fëmija. Besohet se drita e verdhë e butë (jo e fortë) ndihmon trupin të pushojë dhe të përgatitet për gjumë.
  • Një ide tjetër sugjeron se ju duhet t’i fikni të gjitha pajisjet tuaja para se të shkoni për të fjetur. Kur ju jeni duke i përdorur kompjuterët tuaj dhe telefonat celularë gjatë natës, ju i jepni një shembull të keq fëmijës tuaj që mund të i përsërisë shprehitë tuaja të këqija, shkruan Gazeta Blic.
  • Dhe mos harroni ushtrimet. Një udhëtim me biçikletë apo një lojë me top pas darke mund të bëjë mrekulli për të përmirësuar modelin e gjumit.

Mos i injoroni këto rregulla. Në fakt, duke e marrë një zakon të mirë për të shkuar në shtrat më herët, fëmija juaj do të japë rezultate më të mira në jetën e më vonshme (kur të rritet). Këta fëmijë do të rriten të shëndetshëm dhe aktiv./Gazeta Blic

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë