Ja çfarë i kishte kërkuar Tom Cruise gruas para se të ndaheshin!

I famshmi Tom Cruise dhe gruaja e tij, aktorja amerikane Katie Holmes kishin qenë të martuar për pesë vjet.

Mirëpo papritmas ata u ndanë. Tani ajo është shënjestra e mediave rozë për një lidhje me aktorin Jamie Foxx, me të cilin po thuhet se ka një lidhje dashurie por se po e mbajnë të fshehtë për një arsye.

Sipas një raportimi në Radar Online, Tom dhe Katie kishin pasur një marrëveshje divorci, sipas të cilës asaj i kërkohej që të mos e bënte publike asnjë lidhje dashurie në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Kjo marrëveshje, i kërkon aktores që për pesë vjet pas divorcit, të mos dalë publikisht me ndonjë të dashur dhe të mos e takojë atë me vajzën e tyre tani 10-të vjeçare, Surin.

Asaj i lejohet të ketë një të dashur, por jo të dalë publikisht me të. Katie e ka pranuar këtë marrëveshje në mënyrë që të divorcohej shpejt nga Tom Cruise, me të cilin u nda në vitin 2012.