Ja çfarë përmban dosja që pohon se Rusia posedon informata të fshehta për Trumpin

Muajin e kaluar, senatori John McCain, ia dorëzoi drejtorit të FBI-së, James Comey, një dosje gjashtëmujore të hartuar nga një ish zyrtar i Shërbimit Sekret Inteligjent (MI6).

Kjo dosje përmban një seri pohimesh të jashtëzakonshme dhe nganjëherë banale që pohojnë se Rusia posedon materiale të fshehta për Donald Trump, transmeton Express.

Trump i ka quajtur pohimet “lajme të rreme dhe përndjekje”.

Pohimet e paverifikuara përfshijnë:

1. Kremlini e ka ndihmuar Trumpin për të paktën pesë vite.

2. Trumpit i ishin ofruar marrëveshje pronësore në Rusi, përfshirë zhvillime në lidhje me Kupën e Botës “Rusia 2018”

3. Shërbimi rus i sigurisë. FSB, e komprometoi Trumpin përmes aktiviteteve të tij në Moskë mjaftueshëm sa për të qenë në gjendje ta shantazhonin atë.

4. Këshilltari i Trumpit për politikë të jashtme, Carter Page, mbajti një takim të fshehtë në korrik të vitit 2016 me shefin e Rosneft, Igor Sechin, kompanisë së naftës që është në pronësi të shtetit rus.

5. Page ishte paralajmëruar nga një zyrtar tjetër, Igor Divyekin, se Moska posedonte materiale të fshehta për Trumpin.

Dosja e paverifikuar është publikuar i plotë në “BuzzFeed” dhe ka shkaktuar stuhi dhe debat politik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme