Ja çfarë thotë Ermal Mamaqi për përfaqësuesen e Kosovës

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të bëjnë tifo për të dyja skuadrat.

Kosova debutoi në mënyrën më të mirë në një garë ndërkombëtare duke barazuar në udhëtim te Finlanda (1-1), në sfidën e parë kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Mes artistësh të shumtë që shprehën gëzimin për këtë arritje të Kosovës në futboll, një urim të veçantë ka bërë edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi.

“Urime Kosovë për pikën e parë. Jemi një… Por në futboll jemi 2!”, ka shkruar Mamaqi në Instagram duke e shoqëruar me një fotografi, ku në plan të parë është logoja e FFK-së.