Ja cila është akuza e rradhës e presidentit Trump…

Agjencitë e Inteligjencës i kanë dhënë informacione mediave në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo është akuza e fundit e Donald Trump për zyrtarët e Inteligjencës amerikane, por edhe për mediat që sipas tij janë të pasinqerta me publikun.

Presidenti i referohet lajmeve që kanë të bëjnë me kontaktet mes ndihmësve të liderit të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve e Rusisë. Trump ka shigjetuar FBI-në dhe Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës si dhe dy media prestigjoze si “New York Times” dhe Uashington Post.

Debati është përshkallëzuar ndjeshëm edhe për shkak të tërheqjes së këshilltarit kryesor të Presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare, Michael Flynn, i cili dyshohet të ketë prekur edhe temën e sanksioneve në komunikimin e tij me zyrtarë të palës ruse, në kohën kur Trump ende nuk kishte marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/