Ja deklarata e Glauk Konjufcës që ‘çmendi’ Nuredin Lushtakun e PDK-së (VIDEO)

E premte, 28 Tetor 2016  –  Sakte.net

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë kohës sa po mbante fjalim në Kuvendin e Kosovës, gati sa nuk është sulmuar fizikisht nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku.

Deri te kjo erdhi pasi Konjufca gjatë fjalimit të tij, ua kujtoi deputetëve të PDK-së, një letër të cilën e kishte shkruar Sami Lushtaku.

“Shiheni se si deputetët e PDK-së irritohen dhe dalin nga kontrolli kur deputeti Glauk Konjufca ua thotë të vërtetën, në lidhje me hipokrizinë e tyre për luftën e UÇK-së”, thuhet në përshkrimin e videos së postuar ne faqen e tyrë nga Lëvizja Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme