Ja deklarimi i ushtarakut që tentoi ta vriste Erdoganin bashkë me familje në hotel

Janë zbardhur deklarimet e personit që organizoi aksionin për vrasjen e presidenti të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan derisa ai ndodhej në një hotel në Marmaris. Ai është kadeti i aviacionit Selman Çankaya.
“Neve na ishte thënë se do të shkojmë në një operacion anti terror. Vetëm më vonë nga gjenerali Sonmezatesh kemi kuptuar se bëhet fjalë për tentativë për grusht shtet dhe me të marrë vesh kam ikur në pyll dhe jam kthyer fshehurazi në Izmir”, ka thënë Canakaya, raporton Sakte.net

Në intervistën dhënë për “CNN Turk“, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka rrëfyer edhe momentet kur në Turqi po tentohej nga ushtria për grusht shteti.
Erdogan tha se ai ishte me pushime me gruan e tij, kunatin, dhe nipërit e mbesat në qytetin turistik të Marmaris, kur u informua të premten në mbrëmje se ka pasur “një lloj lëvizje” në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera.
“Duke filluar nga momenti që aeroplani u ul, F-16 nisën të fluturonin mbi ne, shumë afër në tokë,” deklaroi Erdogan. Nëse do të kisha më shumë se 15 minuta në Marmaris, unë ose do të kisha humbur, ose do të vritesha. Ne lëvizëm që aty me miqtë tanë. Ky vendim ka shkaktuar skemën e bllokimit”,- tha presidenti Erdogan./Sakte.net

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë