Ja kujt ia dedikoji golin Balotelli

Në ndeshjen e parë me Mancinin në stolin e Italisë, Balotelli është rikthyer me gol pas një mungese 4 vjeçare

Sulmuesi tejet i diskutuar u mbylli gojën kritikëve dhe riktheu buzëqeshjen te Italia kur shënoi golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Arabisë Saudite.

Pas ndeshje, Balotelli nuk pranoi të flasë, por këtë gjë e bëri në profilin e tij të “Instagramit”. Baloteli postoi një foto të Davide Astorit, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë dhe shkroi se ky gol me Italinë ishte për të.

Lini Një Koment