Ja kush e sulmoi mbrëmë RTK-në

E martë, 23 Gusht 2016 09:37   / Sakte.net

Rugovasit kanë marrë përsipër sulmin që ndodhi mbrëmë në RTK, medium i cili u sulmua me granatë dore.

Në një njoftim, ata kanë bërë të ditur se RTK-në e kanë sulmuar me arsyetimin se është rreshtuar krah qeverisë

Rugovasit kanë paralajmëruar sulme më të ashpra kundrejt qeverisë.

Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje gazetarëve ta mbrojnë Kosovës duke raportuar realitetin.

Lexoni njoftimin e plotë:

Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

1. RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.

2. RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume.