Ja me kë ka zgjedhur të festojë ditëlindjen Emina, e quan veten me fat (Foto)

Modelja me origjinë shqiptare dhe mjaft e njohur në botë Emina Cunmulaj duket se po e shijon pa masë martesën e saj me biznesmenin izraelit.

Vetëm para pak kohësh ajo është bërë nënë e një vogëlusheje me emrin Ella Faria. Por Emina duket se kalon një kohë të mirë edhe me prindërit e bashkëshortit, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka publikuar një foto ndërkohë që është duke darkuar me ta në vigjilje të ditëlindjes së saj dhe krahas fotos shkruan: “Jam një grua me fat që mund të quaj këta dy persona të mrekullueshëm vjehrrë dhe vjehërr. Le të nisin festimet e ditëlindjes,”-përfundon shkrimin e saj Emina.