Ja përse shpërthejnë bateritë e litiumit

Vendimi i Samsung për të ndaluar shitjet e Galaxy Note 7 për shkak të raportimeve mbi shpërthimet e baterive, është një hap i jashtëzakonshëm për një nga firmat më të mëdha në botë të prodhimit të telefonave.

35 rastet e deklaruara deri tani për 2.5 milionë shitje gjithsej kanë bërë që shumë ekspertë të hetojnë mbi problemin e baterisë së Note 7 për të kuptuar shkakun e shpërthimit të saj.

Geek Squad, specialist në fushën e ruajtjes së energjisë në Universitetin Cambridge, shpjegon:

Bateritë përbëhen nga anoda dhe katoda të ndara ndërmjet tyre nga një përmbajtje e lëngët organike e quajtur elektrolit dhe një material tjetër poroz i quajtur ndarës.

Ndërsa litiumi i tretur në elektrolit lëviz ndërmjet anodës dhe katodës përmes ndarësit.

Në qoftë se bateria karikohet shumë shpejt, atëherë përreth anodës depozitohen shtresa litiumi që mund të çojnë në formimin e një qarku të shkurtër.

Shkak tjetër që mund të ndikojë në shpërthimin e baterisë është edhe prania e ndonjë vrime sado të vogël në të, e shkaktuar gabimisht gjatë prodhimit, e cila shkakton ndryshimin e trysnisë së lëndës brenda baterisë, shkruan “Krokodili”.

Ka disa simptoma që paralajmërojnë shkatërrimin e saj siç mund të jenë: temperatura shumë e lartë, fryrja apo ndonjë deformim i baterisë, si dhe aroma karakteristike e djegies.

Ai këshillon që secili të jetë i kujdesshëm në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes së baterisë së celularit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme