Ja pse iPhone 7 është më i mirë se Galaxy S7

Në tregun e teknologjisë konsiderohen celularët më të mirë në botë: iPhone 7 i ri dhe Galaxy S7 i Samsung, duke qënë shpesh i vështirë identifikimi i përparësive të secilit.

Qëkurse u prezantua iPhone 7, sigurisht keni qenë kureshtarë për risitë e tij në raport me pajisjet e tjera. Kjo është një listë me veçoritë më të rëndësishme të cilat do t’i gjeni vetëm në iPhone 7.

Kamerat e iPhone 7 Plus ju japin zmadhim optik deri në dy herë dhe zmadhim dixjital deri në 10 herë

iPhone 7 ju jep përparësi të plotë me kufjet e reja AirPods të Apple – të cilat janë pa kabllo.

iPhone 7 ka iOS, i cili ofron aplikacionet më të mira  – Kjo pasi zhvilluesit preferojnë më shumë iOS sesa Android. Për shembull, Nintendo do ta lançojë lojën “Super Mario Run” së pari në iPhone, para se të vijë në Android.

3_1474131835-5243105

iPhone 7 premton përditësime më të qëndrueshme edhe për pajisje të vjetra – si p.sh iOS 10 punon perfekt edhe në iPhone 5 edhe në iPhone 7.

4_1474131860-3237113

iPhone 7 ka më shumë opsione të hapësirës – 32GB, 128GB dhe 256GB. Kurse Galaxy S7 vjen vetëm me hapësirë prej 32GB dhe një opsion për të shtuar më shumë hapësirë përmes kartës së memories.

5_1474131877-7540641

iPhone 7 ka procesorë më të shpejtë – Testet e hershme të çipit A10 që fuqizon iPhone 7 kanë treguar se ky procesor është procesori më i shpejtë që aktualisht ndodhet në një celular. Në fakt, ai është aq i shpejtë sa që mund t’i fuqizojë mjaftueshëm edhe disa laptopë.

6_1474131977-3150048

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme