Ja sa mund të dënohet Berat Buzhala

Nëse institucionet e Kosovës e marrin parasyshë kërkesën e Qeverisë së Turqisë, gazetari Berat Buzhala mund të dënohet deri në 5 vjet burg.

Në bazë të Kodit Penal të Kosovës, nëse Buzhala akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit Neni 147 të këtij kodi rrezikon burgim deri në 8 vjet, shkruan Gazeta Fjala.

“1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovë, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, parashihet në Kodin Penal të Kosovës.
Më 20 korrik, ambasada turke në Kosovë i ka dërguar letër ministrisë së jashtme të Kosovës duke kërkuar që të merren masa ndaj gazetarit për komentet e bëra në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta Fjala.

“Ministria duhet të sigurojë që të merren hapa ndaj këtij personi në pajtim me ligjin”, thuhet në dokument.

Më tutje ambasada thotë se komentet në kundërshtim me ligjin si ato të Buzhalës “duhet të dënohem sipas ligjit, nga gjashtë muaj, deri në pesë vjet”./Gazeta Fjala

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme