Ja sa para u vodhën mbrëmë gjatë plaçkitjes së bankës në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 18:00 është grabitur një filial i bankës BKT në Prishtinë.

Policia njofton se punëtori i sigurimit të një banke ka raportuar për grabitjen e bankës nga persona të maskuar , të armatosur dhe me rroba të zeza, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

Dyshohet se të dyshuarit kanë grabitur rreth nëntë mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante. Nuk raportohet për të lënduar , me ç’rast janë aktivizuar veprime dhe plane konkrete për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë