Ja se çfarë deklaronte Jakup Krasniqi për Azem Sylën, “dajën e vogël”

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Një vendim të tillë Gjykata Themelore e Prishtinës, e kishte marrë edhe më 12 mars të këtij viti, ku e pati refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës, duke e liruar atë që të mbrohet në liri.

Mirëpo, vetëm pas 11 dite qëndrimi në liri, ndaj Azem Sylës ishte marrë përsëri vendim që ai të kthehet sërish në burg shtëpiak.

Azem Syla, së bashku 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës, në rastin e quajtur “Toka”.

Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë ndaj tyre më 25 tetor të vitit 2016.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Related image

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Por, ja se çfarë deklaronte për Azem Sylën dikur Jakup Krasniqi në rrëfimin e tij në ditën kur ishte marrë vendimi që përfaqësuesit e UÇK-së të shkonin në Rambuje.

Image result for azem syla

Azem Syla dhe Hashim Thaçi

“Një ditë më parë se Jakup Krasniqi, zëdhënësi i UÇK-së, të bënte të njohur vendimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për të shkuar në Rambuje, u lidha në telefon me Azem Sylën, i cili ishte në Drenicë. Lidhjet e mia me „Dajen e vogël“ nuk kishin qenë të shpeshta, ishim takuar disa herë në Zvicër apo në Mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, ndonjëherë ishim takuar në Tiranë, kishim biseduar disa herë në telefon, nganjëherë i kisha telefonuar unë e herë pas here edhe ai, gjithnjë për gjëra që ishin të lidhura me organizatën dhe për luftën. Ishim mirëkuptuar gjithnjë, unë e respektoja atë për vlerat që kishte, sidomos për ndershmërinë që mbarte. „Daja i vogël“ ( gabimisht , herë pas here, në shtypin e ditës ose në intervista të ndryshme është dhënë emëri i luftës i Azem Sylës si „ Daja i madh“, gjë që i takonte Faslli Veliut, ish drejtues i organizatës, LPK, ndërsa dokumentat e luftës ai i ka firmosur, në të shumtën e rasteve, me nofkën „Antoni“), më tregoi se në bisedën e bërë me drejtues të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, ishte vendosur që të shkonin figura të merituara, nga themeluesit e strukturave të luftës dhe të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ai do të ishte mes tyre. Për Azem Sylën unë kam pasur gjithnjë mendimin se përsonaliteti i tij shtrihej mes dy poleve, sinqeritetit dhe enigmës. Zakonisht ishte i sinqertë, por enigmatik në punët e luftës, ai i bënte të gjitha punët në heshtje, dhe do ishte e vështirë të mendohej, se pas heshtjes së tij, fshihej njeriu që kishte marrë përsipër drejtimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të do të ishin edhe Hashim Thaçi, si figura më prominente e Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm, Xhavit Haliti, antar i Shtabit të Përgjithshëm, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, përfaqësuesi i saj në Shqiperi, Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi”./Sakte.net

Lini Një Koment