Ja se çfarë shkollimi ka Kadri Veseli dhe se sa i pasur është ai

Kadri Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Në vitin 1990 filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Për shkak të rrethanave politike që do të ndodhin më vonë ai detyrohet që pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, ta vazhdojë në Universitetin e Tiranës, në degën e Agronomisë. Ndërkaq, në rrethanat e lirisë së Kosovës (pas vitit 1999), ai ka vazhduar formimin e tij profesional në MBA in General Management.

Në formularët e deklarimit të pasurisë së AKK-së, Veseli ka deklaruar dy banesa rreth 222 mijë euro, shtëpi, tokë dhe mal nuk i ka deklaruar vlerën.

Më pas aty janë deklaruar të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës rreth 36 mijë euro, ndërsa të hyrat e bashkëshortes janë rreth 19 mijë euro.

Para të gatshme të kursyera në institucionet financiare, Veseli dhe bashkëshortja e tij kanë mbi 70 mijë euro të kursyera./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme