Ja se çfarë shkruan CIA për tentativën e puçit në Turqi

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së (CIA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare informacione rreth tentativës për grusht shteti pasi ka përditësuar seksionin për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

CIA në faqen zyrtare duke përditësuar seksionin “The World Factbook” ku publikohen informacione të shumta nga vende të ndryshme ka shtuar edhe tentativën e puçit të ndodhur më 15 korrik në Turqi.

Në përditësimin e kryer thuhet se disa elementë të Forcave të Armatosura të Turqisë në Stamboll dhe në Ankara kanë kryer një tentativë për grusht shteti në pika të rëndësishme të sistemit shtetëror dhe të mbrojtjes.

Në përditësimin e publikuar theksohet: “Si rezultat i përballjes së popullit turk që mbushi masivisht rrugët me forcat puçiste kanë humbur jetën afërsisht 300 persona dhe mbi 2000 të tjerë janë plagosur. Autoritetet e qeverisë turke arrestuan një numër të madh personash brenda ushtrisë dhe ndaloi mijëra gjyqtarë dhe gazetarë si dhe me arsyetimin për lidhje me puçin largoi nga detyrë mijëra mësues. Autoritetet e qeverisë akuzojnë se organizatorët e puçit kanë lidhje me lëvizjen ‘Gülen’ e cila në Turqi është përkufizuar si organizatë terroriste dhe e cila në vend kryen një numër të madh aktivitetesh fetare dhe sociale.”