Ja se cili shef i kabinetit paguhej më shumë sesa vetë kryeministri Isa Mustafa

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, paga vjetore e kryeministrit Isa Mustafa është 16,173.00 euro. Mirëpo, personi që jo shumë kohë më parë u emërua edhe si nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili rezulton të ketë qenë më i paguar se sa vetë kryeministri i Kosovës, raporton portali Sakte.net

Linku i deklarimit të pasurisë së kryeministrit Isa Mustafa

http://www.akk-ks.org/declaration/2016/Qeveria/Zyra_e_Kryeministrit_te_Republikes_se_Kosoves/Isa_Mustafa.pdf

Sipas deklarimit të pasurisë, Ismaili në cilësinë e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kososovës, Kadri Veseli ka raportuar se paguhet 1.612.00 euro në muaj. Respektivisht, nëse kjo shumë shumëzohet me 12 muaj, atëherë del se paga e Ismailit ka qenë për 3 mijë euro më e lartë sesa ajo e kryeministrit, 19.344.00 euro.

Uran Ismaili thuajse tërë kohën e ka kaluar në cilësinë e këshilltarit politik në kabinetet qeveritare. Fillimisht ai ishte këshilltar politik i Fatmir Limajt, më pas udhëheqës i stafit të ministrit Blerand Stavileci, për të vazhduar tutje me pozitën e shefit të kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe tash së fundmi u emërua edhe nënkryetar i PDK – së.

Linku i deklarimit të pasurisë së Uran Ismailit

http://www.akk-ks.org/declaration/2015/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Uran_Ismaili.pdf

Kohë më parë portali Sakte.net raportoi se edhe bashkëshortja e tij është punësuar si shefe e kabinetit e ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha./Sakte.net

Foto: Uran Ismaili dhe bashkëshortja Arizona Bërdynaj

Gruaja e nënkryetarit të PDK-së, shefe në kabinetin e ministres së re