Ja se sa i pasur është dhe çfarë shkollimi ka Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit. Është një politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe që nga data 9 shtator 2017, është zgjedhur përsëri si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Pas Luftës së Kosovës, Haradinaj ndoqi degën e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Haradinaj gjithashtu fitoi një diplomë master në biznes nga Universiteti Amerikan i Kosovës, i cili është i lidhur me Institutin Rochester të Teknologjisë në shtetin e Nju Jorkut.

Ramush Haradinaj në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2017 ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej mbi 800 mijë euro.

Ai e ka deklaruar një shtëpi banimi prej 950 metra katror, të cilën e ka të lëshuar me qira, që vlenë 300 mijë euro, shtëpinë familjare-kulla që vlenë 270 mijë euro, tokë kodrinore në vlerë prej 75 mijë euro, tokë-truall që vlenë 27 mijë euro dhe shtëpi banimi që vlenë 140 mijë euro./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme